“Poker” golash ndaj Totenhemit, Gnabri nuk përmbahet: Ishte një natë magjike, Bajerni i lëshoi mesazh rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 9:28

“Poker” golash ndaj Totenhemit, Gnabri nuk përmbahet: Ishte një natë magjike, Bajerni i lëshoi mesazh rivalëve

Serge Gnabri ishte pa dyshim lojtari më i mirë i skuadrës së Bajernit në fitoren 7-2 ndaj Totenhemit. Gjermani shënoi katër herë në portën e Lorisit, duke treguar se është një nga lojtarët më premtues te kampionët e Gjermanisë. serge gnabri

Pas ndeshjes ai u shpreh: “Bëmë një paraqitje madhështore në një nga mbrëmjet më të bukura në Champions, tha lojtari. – Në pjesën e parë vuajtëm. Katër gola kisha shënuar deri tani vetëm te skuadra e moshave. Një natë magjike për mua. Kjo fitore me siguri do të na japë më shumë vetëbesim për të përballuar sezonin. Sot (dje) lëshuam një sinjal të fortë në këtë kompeticion. Tani duhet të fokusohemi sërish te ndeshjet e kampionatit. Shumë pak nga ne e kishin menduar se do të shënonim 7 gola në një ndeshje të tillë. Kjo nuk ndodh përditë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi të sigurt se nëse luajmë si sot (dje), mund të shkojmë shumë larg”.

Gjermani që erdhi nga huazimi në sezonin e kaluar me urdhër të trajnerit Kovaç, ka një mesazh për rivalët. “Ne e dimë që kundërshtarët do të na shohin me sy tjetër tani. Pasi shënuam golin e tretë, nuk u ndalëm, edhe pse pësuam dhe loja mund të merrte një rrjedhë tjetër. Kjo ndeshje ishte një mesazh i qartë për të gjithë se Bajerni nuk do të ndalet dhe se rezultati i sotëm nuk ishte një rastësi, por fryti i punës që bëjmë çdo ditë në stërvitje”.

gnabri

Pas ndeshjes topi i lojës sigurisht që i takoi atij. Komentet e shumta në faqen zyrtare të skuadrës bavareze ishin vetëm për të. Ai mori lëvdata edhe nga trajneri Niko Kovaç i cili ishte i pari që kërkoi që ai të rikthehej në skuadrën gjermane para një sezoni. Dhe Serge nuk zhgënjeu duke bërë ndoshta një nga ndeshjet më të mira të jetës së tij në një kompeticion kaq të madh siç është Champions-i.

Bajerni mund të mbështetet shumë tek ai në të ardhmen. Mosha e re dhe eksperienca e madhe që po akumulon tregojnë se ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit më të titulluar në Gjermani. Ndaj Totenhemit pamë vetëm një copëz të talentit të tij të madh. Tifozët duhet të ndihen të sigurt se në skuadër kanë një yll që ka filluar të shkëlqejë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"