Pogradeci, zhbllokohet sulmi, Pengu premton gola të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2014 | 13:27

Pogradeci, zhbllokohet sulmi, Pengu premton gola të tjerë

Dinamo-Pogradeci 3-2Liqenorët kërkojnë kthesën në fushën e tyre në takimin me Dinamon të shtunën. Lidhur me ndeshjen e fundit, shënuesi më i mirë i ekipit pogradecar, Ledio Pengu, për “Panorama Sport”, u shpreh: “E vlerësuam ndeshjen me Bylisin, duke arritur edhe fitoren e parë në transfertë. E rëndësishme është që sulmuesit arritën të zhbllokohen, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë. Duket se kritikat të drejtuara ndaj nesh bën punën e duhur. Fitorja na takon të gjithëve, pasi si grup luftuam për ta arritur atë. Jehona e fitores dalëngadalë po venitet, sepse vëmendja është përqendruar te qëllimi i radhës me Dinamon në fushën tonë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në takime derbi ne mobilizohemi në maksimum”, përfundon prononcimin Pengu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"