Pogradeci “supermarket”, trajneri Abazaj shuan dilemat: Kam informacione që duan të marrin lojtarë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2021 | 23:53

Pogradeci “supermarket”, trajneri Abazaj shuan dilemat: Kam informacione që duan të marrin lojtarë, por…

Pogradeci vazhdon të stërvitet, ndonëse kampionati ka mbaruar. Puna do të vazhdojë deri në fund të muajit dhe më pas do të startojnë pushimet. Disa lojtarë lakmohen nga disa klube, por Ardjan Abazaj është i qetë. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri qartëson se të gjithë janë nën kontratë dhe vend për rrjedhje nuk ka.

POGRADECI66

“Të gjithë futbollistët që mbyllën këtë kampionat, janë nën kontratë me Pogradecin edhe për sezonin 2021-2022. Kjo na jep siguri për vazhdimësinë. Besoj se nuk do të ndodhë si vjet, kur disa futbollistë u larguan nga ekipi. Këtë sezon kontratat kanë qenë afatgjata dhe madje me të rinjtë. Kjo besoj shumë se është në favorin tonë”, u shpesh fillimisht tekniku. Ekipe të shumta, madje edhe nga elita, kanë hedhur “grepat” te pogradecarët. Këtë e konfirmon Abazaj kur thotë:

“Kam sinjalizime, madje shumë të besueshme, se ka ekipe edhe nga Superiorja që janë në tentativa për të na marrë 2-3 lojtarë. Për momentin nuk mund t’i jap emrat, por kam informacione të sakta. Unë nuk jam në gjendje të them në këto momente se çfarë do të ndodhë nëse ofertat janë konkrete.

Rëndësi ka që klubi do të vendosë”. Nga burime të sigurta, mësohet se Marino Abazaj, Liçkollari, Shkullaku dhe Dragoi janë emrat e lakmuar. Madje, edhe disa të rinj të talentuar janë në vëmendje të disa ekipeve të Kategorisë së Parë.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"