Pogradeci, skuadra liqenore e bindur për ruajtjen e vendit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:11

Pogradeci, skuadra liqenore e bindur për ruajtjen e vendit të parë

Te Pogradeci gjërat kanë shkuar mirë gjatë kësaj periudhe, pasi futbollistët kanë shfrytëzuar terrenet e përshtatshme që ofron qyteti për të ruajtur formën. Me rikthimin e stërvitjes në fushë, gjithçka duket normale, me përjashtim të faktit që nuk po luhet ndonjë ndeshje miqësore.
pogradeci
Një shqetësim që trajneri Ardjan Abazaj e shprehu së fundi për gazetën, megjithatë ai është i bindur se do ta ketë gati skuadrën për ndeshjen e radhës me Besën, që zhvillohet më 14 qershor. Ka ende kohë mjaftueshëm dhe liqenorët, pasi të rifitojnë formën fizike, të kolaudohen plotësisht për 6 finalet që i ndajnë nga ëndrra e Superligës.

Pogradeci mund të përfitojë ndoshta që javën e parë të fazës së tretë, duke pasur parasysh se dy rivalët, Lushnja dhe Apolonia, përplasen mes tyre në Fier. Trajneri Abazaj ka një formacion solid dhe me shumë përvojë, ndaj dhe besimi për ta ruajtur kreun është i madh.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"