Pogradeci shtang Skënderbeun, korçarët mposhten në miqësoren e Korçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2019 | 19:55

Pogradeci shtang Skënderbeun, korçarët mposhten në miqësoren e Korçës

Skënderbeu ka humbur në sfidën miqësore kundër Pogradecit me rezultatin e ngushtë 0-1.

54520163_2126466627391047_4972737397579055104_o

Kjo sfidë miqësore është zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”. Orges Shehi, trajneri i korrcarëve ka shfrytëzuar ndalesën e kampionateve për shkak të kombëtareve dhe ka testuar lojtarët e tij.

Skënderbeu e nisi lojën me: Teqja, Vangjeli, Kabba, Dita, Abazi, Sibo, Toskiç, Pervan, Muzaka, Gripshi, Krasniqi. Ndërsa Pogradeci me: Mali, Hysenllari, Pere, Idri, Çela, Osmanllari, Berberi, Kasa, Shkullaku, Alillari, Topllari.

Skënderbeu vazhdon ndeshjet miqësore, pas asaj që fitoi kundër ekipit të dytë me rezultatin 4-2, në kuadër të përgatitjeve kundër Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"