Pogradeci shijon momentin, ndërprerja mund t’ia ulë hovin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 15:24

Pogradeci shijon momentin, ndërprerja mund t’ia ulë hovin

Ndërprerja e kampionatit këtë fundjavë ndikon si për mirë, ashtu edhe për keq për Pogradecin, ekipin që kryeson Grupin B.pogradeci

Ndikon për mirë, pasi trajneri Ardjan Abazaj ka mundësinë për të punuar më shumë në aspektin fizik, që ai e ka konsideruar si problemin kryesor të të tijve gjatë kësaj periudhe. Ai është shprehur që Pogradeci, pavarësisht se kryeson, nuk është ende aty ku dëshiron pikërisht për këtë fakt, për shkak të gjendjes fizike, veçanërisht të disa futbollistëve që kanë pasur deficite në këtë drejtim.

Duke pasur më shumë kohë në dispozicion, stafi teknik do të punojë më shumë për t’i pasur këtë futbollistë në gjendjen optimale në vazhdim të kampionatit. Nga ana tjetër, momenti që po kalon Pogradeci në kampionat është shumë i mirë dhe ndoshta kjo ndërprerje ia ul pak hovin që kishte marrë.Ardian Abazaj

Liqenorët vijnë pas 5 fitoresh radhazi, që i kanë ngjitur ata në vendin e parë. Ndeshjen e radhës Pogradeci e ka me Devollin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe mund të jetë një mundësi e mirë për shkëputjen nga rivalët.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"