Pogradeci sheh Superioren në horizont, Abazaj: Besa na i bëri fitoren më të lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 23:49

Pogradeci sheh Superioren në horizont, Abazaj: Besa na i bëri fitoren më të lehtë

Ardjan Abazaj është më shumë se i lumtur me këtë trepikësh. Një fitore që i ngjit në vend të dytë, por me pikë të barabarta me Apoloninë që barazoi dje.

Ardian Abazaj

Trajneri i Pogradecit thekson se skuadra e tij e meritoi gjithçka, ndonëse me sinqertët e thotë që Besa ua bëri më të thjeshtë.

“E merituam plotësisht fitoren. Në pjesën e parë ditëm të përballojmë presionin fillestar të Besës. Më pas zotëruam gjithçka dhe ndërtuam një manovër efikase. Kolektiviteti, veçanërisht në shpejtësinë e kundërsulmeve, bëri që të shënonim dy gola. Me rastet e tjera që humbëm, mund të fitonim më thellë. Besa u shpërfytyrua dhe e bëri më të thjeshtë fitoren tonë”, u shpreh trajneri i liqenorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"