Pogradeci për shkëputjen, ja me kë e luan ndeshjen e parë të fazës “Play Off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 14:21

Pogradeci për shkëputjen, ja me kë e luan ndeshjen e parë të fazës “Play Off”

Pogradeci kryesues i Grupit B ndeshet me Besën në ndeshjen e parë të fazës së “Play off”-it, një kundërshtar që e ka mundur dy herë këtë kampionat.pogradeci

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardjan Abazaj ka një mundësi të mirë për t’u shkëputur në fundjavë, duke qenë se Apolonia dhe Lushnja, dy skuadrat rivale, ndeshen mes tyre në Fier.

Në kampin pogradecar mundohen të jenë diplomatë, duke thënë se janë të përqendruar vetëm te ndeshja e tyre me kavajasit, por kuptohet që një barazim i mundshëm në “Loni Papuçiu”, apo fitorja e Lushnjës, do ta favorizonte Pogradecin për t’u shkëputur më shumë në krye të tabelës. Aktualisht, pogradecarët janë 2 pikë para Apolonisë dhe 4 pikë para Lushnjës.

R.Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"