Pogradeci për shëtitje në kryeqytet, Tirana i shënon një “mal” me gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 14:48

Pogradeci për shëtitje në kryeqytet, Tirana i shënon një “mal” me gola (VIDEO)

Po përditësohet:

tr pog

MINUTË PAS MINUTE

92′ Arbitri mbyll sfidën, merr fund makthi i Pogradecit, Tirana 6-0 Pogradeci.

87’ Gooooooool Karabeci fiton një penallti, por ia lejon Ngoo-s ta godasë dhe ai shënon më “panenka”.

84’ Sentamu vrapon i vetëm drejt zonës, provon të japë një pasim drejt zonë, por pret portieri i Pogradecit.

72′ Goooooooool Shënon Halili, i gjendur i vetëm para portierit në zonë, pas pasimit të Ngoo.

69’ Godet Karabeci nga jashtë zonës, por pret portieri Mali.

60′ Dy zëvendësime për Tiranën, futen  Halili dhe Daja, dalin Greca dhe Qilimi.

59’ Gooooooool Shënon edhe i riu Qilimi, pas krosimit të Celhakës nga e majta.

58’ Ka një karton të verdhe për kapitenin e Pogradecit, Pura, pas një prekje me dorë.

56’ Maveje ndërmerr një inkursion personal nga krahu i majtë, godet nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traversë.

49′ Gooooooool Sentamu shënon edhe golin e tretë personal, pas krosimit të Grecës nga krahu i majtë i fushës.

48’ Lickollari hap një top për Lamen, i cili vendos të eci vetëm dhe të godasë, por gabon në goditje.

46’ Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”.

42’ Karabeci kroson nga krahu i majtë, por topi nuk arrin kokën e Sentamu-t.

37’ Ngoo dërgon një top të mirë për Sentamun në zonë, ai kontollon topin dhe gjuan, por kësaj rradhe pret portieri Mali.

33’ Kartoni i verdhë i parë për sot, ndëshkohet Shyti i Pogradecit.

25’ Gooooooooool Ngoo kalon bukur Hysenllarin nga zona e majtë dhe pason në zonë për Sentamun, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë para portierit.

23’ Goooooooool Celhaka kroson në zonë, topi gjen Sentamun, i cili me shumë hapsirë në zonë nuk gabon dhe shënon gol

21’ Karabeci tenton një goditje nga distanca, por ishte goditje shumë e gabuar.

18’ Shyti gabon në zonën e Pogradecit dhe vendasit rrëmbejnë topin, por ata nuk arrijnë ta shfrytëzojnë rastin duke goditur lehtë.

15’ Greca rrëzohet në zonën e portierit Mali dhe pretendon penallti, por arbitri Hamiti vazhdon lojën.

6’ Karabeci nxjerr të vetëm Sentamun para portës, ky i fundit godet por topi prek shtyllën.

1′ Fillon sfida në “Selman Stërmasi”.

 

Tirana 6-0 Pogradeci

Tirana: Lika, Celhaka, Uellison, Cake, Doka, Maveje, Qilimi, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Pogradeci: Mali, Kllogjeri, Topllari, Hysenllari, Pura, Kame, Jahaj, Lickollari, Lame, Shyti, Pere. Trajner: Fetollari

Arbitër: Eldorian Hamiti

KV  Shyti 33′ Pura 58′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"