Pogradeci nuk fiton prej 2 javësh, trajneri Abazaj: Mundim Tomorin dhe shkojmë -1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2021 | 14:55

Pogradeci nuk fiton prej 2 javësh, trajneri Abazaj: Mundim Tomorin dhe shkojmë -1

Pogradeci ka dy javë që nuk fiton, duke zbehur ndjeshëm shanset për elitën. Kreu është mision i pamundur tashmë, por vendi i dytë është ende i kapshëm. Që t’ia dalin, duhet të mundin Tomorin në “Gjorgji Kyçyku”.

Abazaj222

Trajneri Ardjan Abazaj nuk ka në plan që të dorëzohet, gjë që e thotë edhe për gazetën: “Situata do të ishte ndryshe në qoftë se ne do të kishim edhe tri pikë më shumë. Por, edhe pse jemi në këto kushte, kjo nuk do të thotë se jemi të dorëzuar, përkundrazi do të luftojmë për gjithçka. Një fitore na mban fort në garë dhe unë besoj që do t’i bëjmë detyrat tona.

Nuk kam interes të shoh se çfarë bëjnë kundërshtarët. Këtë takim do ta luajmë në fushën tonë dhe e kemi ne në dorë ta shkurtojmë diferencën. Unë besoj shumë se do t’ia dalim. Shpresoj vetëm që të kem rikthime në radhët e të dëmtuarve dhe nuk janë lojtarë dosido, por nga ata me peshë si Shkullaku, Dragoj apo Liçkollari. Nëse do t’i kem gati, shanset do të jenë të mëdha”.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"