Pogradeci nis të ndërtojë skuadrën e sezonit të ri, zyrtarizohen 8 rinovime dhe dy afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 13:42

Pogradeci nis të ndërtojë skuadrën e sezonit të ri, zyrtarizohen 8 rinovime dhe dy afrime

Te Pogradeci kanë filluar të lëvizin për të krijuar skuadrën e sezonit të ri. Në këtë situatë, pas disa largimeve të rëndësishme, drejtuesit liqenorë kanë vendosur të blindojnë pjesën tjetër të skuadrës. pogradeci

Pogradeci ka njoftuar rinovimin e kontratës me 8 lojtarë, të cilët pritet të japin një ndihmë të madhe për sezonin tjetër. Bëhet fjalë për Astrit Hysenllarin, Hermes Shkulakun, Sajmir Jahajn, Mikel Maxharin, Andi Çela, Alsejv Dervishaj, Arsen Kasa dhe Armir Pura.

Gjithashtu Pogradeci ka njoftuar edhe 2 afrime në skuadër, siç janë mesfushori Isi Manellari dhe portieri Mateo Baçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"