Pogradeci mposht Dinamon që “nga tuneli” dhe merr vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2017 | 16:13

Pogradeci mposht Dinamon që “nga tuneli” dhe merr vendin e tretë

Është luajtur ditën e sotme ndeshja hapëse e javës së 16 në Grupin B të Kategorisë së Parë mes Dinamos dhe Pogradecit. Dy skuadrat janë përballur në kompleksin “Internacional” në Pezë dhe në fund të takimit liqenorët arritën të dalin me 3 pikë mjaft të vlefshme falë fitores 0-1.

dinamo pogradeci

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Shullaku që në minutën e parë të takimit. Ndërkohë në minutën e 21-të Dinamo mbeti me 10 lojtarë sepse Brahja u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij takimi, Pogradeci ngjitet përkohësisht në vendin e 3-të me 23 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Dinamo mbetet përkohësisht në vendin e 7 me 17 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"