Pogradeci me fat në Kupë, Oriku një “pasqyrë” për liqenorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 9:20

Pogradeci me fat në Kupë, Oriku një “pasqyrë” për liqenorët

Ndryshe nga shumë skuadra të Kategorisë së Parë që në turin e parë të Kupës së Shqipërisë do të luajnë në transfertë me kundërshtarë nga Superiorja, Pogradeci pret në “Gjorgji Kyçyku” Orikun të dielën.

Devolli-Pogradeci ndeshja

Një ndeshje që luhet të dielën dhe që do të tregojë realisht se çfarë mund të bëjë ky Pogradec sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardjan Abazaj ka ndryshuar jo pak dhe gjatë ndeshjeve miqësore nuk mund të arrihen konkluzione të sakta.

Pogradeci ka më shumë shanse të kalojë në turin tjetër të Kupës, duke bërë kështu edhe nxehmjen para kampionatit, që me shumë mundësi do ta nisë me vonë se rivalët e grupit, pasi i takon të luajë me Luftëtarin sipas kalendarit.

Gjirokastritët pritet të mos marrin pjesë në garë dhe Pogradeci ka më shumë kohë për ndeshjen e javës së dytë.

ROMEO XINXIFI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"