Pogradeci kampion dimri me 9 lojtarë, Abazaj: Do fitonim edhe me 7 futbollistë, nuk e diskutojmë Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 11:20

Pogradeci kampion dimri me 9 lojtarë, Abazaj: Do fitonim edhe me 7 futbollistë, nuk e diskutojmë Superioren

Një gol i ardhur nga këmbët e Shkullakut i ka dhënë fitoren Pogradecit, duke e shpallur kampion dimri. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” është luajtur një takim me shumë nerv, siç tregojnë 9 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.


pogradeci

Megjithatë, ishte një nervozizëm loje brenda kufijve të sportivitetit. Pogradeci e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pasi të dy kartonët e kuq ishin për të. Skuadra e Abazajt, që udhëheq me meritë të plotë Grupin B, ndaj Orikut e komplikoi situatën, por në fund ia doli të festojë.

TRAJNERI – Pavarësisht fitores, trajneri Abazaj ka pasur rezerva për gjykimin. “Kemi fituar, por nuk mund të lë pa përmendur mënyrën si jemi gjykuar. Edhe me 7 futbollistë po të mbeteshim, do kishim fituar. Mund të them se duhej të dilnim më shpejt te goli. Isha i bindur se do të shënonim, u kërkova futbollistëve në pushim vetëm qetësi. Të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar se do të ishim në krye.Abazaj222

Do të ulem me presidentin e ekipit dhe do të shohim mundësinë për disa afrime, megjithatë them se ky grup nuk e diskuton Superioren. Dua të uroj nëpërmjet gazetës suaj gjithë futbollistët dhe sportdashësit për festat e fundvitit”, theksoi Abazaj.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"