Pogradeci i varur nga largimet, trajneri Nikaj: Merkato? Do të shohim një herë daljet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2023 | 20:15

Pogradeci i varur nga largimet, trajneri Nikaj: Merkato? Do të shohim një herë daljet

Pogradeci do të jetë pushim deri më 3 janar, pasi në datën 4 do të rinisin seancat stërvitore. “Panorama Sport” mëson se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një mbledhje mes stafit teknik, administratorit të klubit dhe bordit drejtues, për të zhvilluar një analizë për punën e bërë deri më tani dhe se si do të procedojnë për vazhdimësinë. Trajneri Nikaj, i pyetur nga gazeta për atë që pritet të ndodhë gjatë merkatos, u shpreh:

Nikaj Pogradeci

“Do të shohim se çfarë do të bëhet një herë me daljet, pastaj me kujdes do të marrim në konsideratë ndonjë afrim të mundshëm. Me 90% të lojtarëve jam maksimalisht i kënaqur sa u takon cilësive dhe sidomos nga angazhimi që kanë treguar deri në këtë pjesë të sezonit.

Por gjithçka mbetet për t’u parë”. Ndërkohë, pas ndalesës së kampionatit, në Pogradec kanë vijuar stërvitjen vetëm lojtarët vendës, të cilët janë vendosur nën urdhrat e zv.trajnerit Kopi Çerepi.

Futbollistët nga rrethet, që bëjnë pjesë te liqenorët, janë lënë të lirë të largohen pranë familjeve, por këtyre të fundit trajneri Nikaj u ka dhënë edhe një program individual për të ruajtur formën fizike. Nga lojtarët e huaj, në Pogradec ka mbetur vetëm Henrike, për arsye se nuk mund të udhëtojë dot drejt Brazilit.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"