Pogradeci i dorëzuar përballë Partizanit, Fetollari: Kam besim te të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 10:18

Pogradeci i dorëzuar përballë Partizanit, Fetollari: Kam besim te të rinjtë

Ekipi i Pogradecit duket se ka para një ndeshje që realisht nuk është se po mendon për ta kaluar, kur bëhet fjalë për një kundërshtar si Partizani. Një gjë të tillë e lë të kuptohet edhe trajneri Fetollari, i cili, në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh:

Fetollari

“Nuk na intereson Kupa, ne jemi të përqendruar vetëm në kampionat dhe nuk kemi luksin të jemi konkurrues. Kemi pasur shumë futbollistë të dëmtuar dhe nuk duam të rrezikojmë për më tej. Por kjo nuk do të thotë se s’do të luajmë, përkundrazi do të luftojmë fort me ata futbollistë që, deri në këto momente, kanë pasur pak hapësirë për aktivizim.

Le të luajnë dhe të tregojnë vlerat e tyre. Unë si trajner besoj shumë edhe te këta të rinj të talentuar, por që do të kenë në krah edhe disa futbollistë me përvojë”, u shpreh Fetollari, i cili është i bindur se Partizani do të luajë me lojtarët e formacionit të dytë. “Besoj se edhe kundërshtari nuk do të jetë me gjithë potencialin e vet, kështu që le të jetë një ndeshje e denjë”, ka mbyllur Fetollari.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"