Pogradeci gjen golat dhe pikët, sulmuesi Dragoj: Shënuam të gjithë, thyem tersin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 22:29

Pogradeci gjen golat dhe pikët, sulmuesi Dragoj: Shënuam të gjithë, thyem tersin

Pogradeci gjeti pikët, por edhe golat. Pesë herë e ndëshkuan Elbasanin dhe autorët ishin të ndryshëm. Sulmi tregoi se di të shënojë, duke i dhënë “shkelmin” krizës së javëve të para. Këtë e thotë edhe Erjon Dragoj, një nga më të mirët në fushë. Shënoi rrjetën e dytë dhe asistoi tek i 4-ti dhe pa frikë mund të konsiderohet një ndër më të mirët për formacionin e Ardjan Abazajt. Sulmuesi është më shumë se i lumtur për këtë fitore, të cilën e quan tërësisht të merituar.dragoj

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes të së shtunës 21-vjeçari e thotë hapur se tashmë i dhanë fund tersit. “Me këtë fitore u qetësuam dhe gëzimi është i ligjshëm. Morëm tri pikët që na mungonin deri në këtë fazë të kampionatit dhe thyem tersin.

Shënuam edhe gola me bollëk dhe të gjithë mbajnë firmën e sulmuesve, gjë që tregon se jemi zhbllokuar. Kjo është ajo që na ngroh më shumë. Rezultati erdhi për meritë të ekipit tonë dhe jo për dobësi të kundërshtarit”, u shpreh Dragoj, që është kthyer në titullar të padiskutueshëm te pogradecarët në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"