Pogradeci, e ardhmja e ekipit është në udhëkryq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2012 | 12:38

Pogradeci, e ardhmja e ekipit është në udhëkryq

Skuadra e Pogradecit vazhdon të mos e ketë të qartë të ardhmen e saj tashmë që ka rënë nga Kategoria Superiore. Lojtarët e huaj, të cilët ishin pjesë e liqenorëve gjatë këtij sezoni futbollistik, presin të marrin pagat dhe këstet e prapambetura, megjithëse ende nuk kanë kontaktuar me drejtuesit për një çështje të tillë. “Prisnim më tepër nga skuadra, ndonëse edhe gjykimet e njëanshme dhe penalizmi me pikë kanë bërë të vetën. Më vjen me të vërtetë keq që nuk mundëm të qëndrojmë më shumë se një vit në Superiore, megjithatë tani është koha të përgatisim sezonin e ardhshëm, i cili do të jetë më i vështirë, pasi në lojë kanë hyrë edhe ekipe të tjera siç është Partizani dhe Dinamo. Mendoj se Kategoria e Parë sezonin e tjetër do të jetë mjaft e bukur dhe do të tërheqë spektatorë në stadiumet shqiptare”, është shprehur mjeshtri i sportit, Dhimitraq Ristollari.
P.Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"