Pogradeci dorëzohet për merkaton, liqenorët e mbyllin pa… afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 21:06

Pogradeci dorëzohet për merkaton, liqenorët e mbyllin pa… afrime

Pogradeci e mbyll merkaton, pa e hapur. Liqenorët duket se nuk janë më të interesuar për të afruar futbollistë, ndonëse këmbëngulën për një kohë të gjatë që të merrnin të paktën një “bomber”. Burime për gazetën saktësojnë se kërkimet shkuan më kot, pasi drejtuesit nuk e gjetën kurrë të duhurin. Në të tilla kushte kanë menduar që ta përballojnë pjesën e mbetur të sezonit me këta futbollistë që kanë në dispozicion.pogradeci

Dhe duhet thënë që në ofensivë, cilësia nuk u mungon (ndaj edhe insistuan që ai që do të vinte të ishte edhe më i mirë). Përforcime nuk ka, por nuk po ndalin dot as largimet. I fundit që shpalli “divorcin” ishte Miklovan Pere, i cili ka shumë mundësi të veshë fanellën e Skënderbeut. Por, rrjedhjet nuk e shqetësojnë aspak Ardian Abazajn, ndonëse nuk i shmang elozhet për mbrojtësin që pritet të firmosë në Korçë.

Në një bisedë me “Panorama Sport”, ai saktëson se qetësinë ia ofrojnë lojtarët e rikuperuar nga dëmtimet. “Mbrojtja është një sektor ku nuk na mungojnë alternativat. Qetësi më jep fakti se disa futbollistë që janë të rikuperuar nga dëmtimi, do të jenë gati për pjesën e mbetur të sezonit. pogradeci

Çdo trajner do ta donte në përbërje një lojtar si Pere, vlerat e cilit janë të padiskutueshme”, u shpreh trajneri. Pogradeci është përqendruar te procesi stërvitor për javën e 14-të. Do të luajnë në shtëpi dhe përballë do të kenë Elbasanin.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"