Pogba-Van de Bek, Juventusi ka gati kundërpërgjigjen ndaj Realit të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 22:33

Pogba-Van de Bek, Juventusi ka gati kundërpërgjigjen ndaj Realit të Madridit

Juventusi nuk është fshehur se Pol Pogba është ëndrra e madhe për sezonin e ardhshëm dhe pa dyshim që mesfushori francez po e mendon rikthimin e bujshëm.
paul_pogba_manchester_united_1_0

Por gjithsesi nga Spanja, media sportive nënvizon se trajneri Zinedin Zidan, i cili vazhdon të jetë në një luftë të hapur me presidentin Florentino Perez, i ka kërkuar këtij të fundit pikërisht Pogbanë në “Santiago Bernabeu”, por edhe Kilian Mbapenë, nëse nuk kërkon të humbë shërbimet e trajnerit francez.
mBAPE

Gjithsesi, te Juventusi duket se kanë nisur të marrin kundërmasat nëse Reali ia grabit Pogbanë bardhezinjve, aq sa drejtori sportiv i torinezëve, Fabio Paratiçi, ka nisur bisedimet me klubin e Ajaksit për Doni Van de Bek, mesfushorin që mendohet se Reali e ka bllokuar për këtë verë. Ndonëse vetë holandezi e ka pranuar se do të ishte i lumtur.

donny-van-de-beek-ajax-amsterdam-1570033181-26275

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"