Pogba takohet me Zidanin në Dubai, shtohen zërat për kalimin e francezit te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 9:49

Pogba takohet me Zidanin në Dubai, shtohen zërat për kalimin e francezit te Reali

Takim kokë më kokë mes Pol Pogbasë dhe Zinedin Zidan në Dubai.

4_Pogba-Zidane-Mirror

Trajneri i Realit mori pjesë në një konferencë për përdorimin e inteligjencës artificiale në sport dhe aty përfitoi nga rasti për të takuar Pogbanë, që po kalonte pushimin e kombëtareve, pasi dëmtimi nuk e la të luante për “Gjelat”.

“Daily Mirror” i ka kapur mat të dy francezët dhe tashmë zërat për një transferim të Pogbasë te Reali janë shtuar.

Marrëveshja dështoi verën e shkuar dhe tashmë Reali, është gati të rikthehet dhe të rrëmbejë një nga mesfushorët më të talentuar.

Duket se kjo foto sinjalizon nisjen e tratativa për një transferim të bujshëm, “frerët” e të cilit do t’i marrë në dorë Mino Raiola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"