Pogba, shuplakë Zhoze Murinjos: Mjaft u mbrojtëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 14:12

Pogba, shuplakë Zhoze Murinjos: Mjaft u mbrojtëm!

Sulmoni, sulmoni, sul moni. Është shndërru ar në korin e zemërimit mes tifozëve të Mançester Junajtid në vitet e vështira në “Old Trafford” pas tërheqjes së Sër Aleks Fergusonit. Është një shenjë padurimi, që pasardhësit e skocezit kanë dështuar që të luajnë futbollin emblematik të skuadrës së 76-vjeçarit. Por, kështu nuk e mendojnë vetëm tifozët, por edhe futbollistët e “djajve të kuq”. Ndër ta edhe Pol Pogba, i cili i lëshon indirekt një shigjetë trajnerit Murinjo se si u ndje për taktikën e skuadrës në ndeshjen e fundit kundër Uolvesit. Junajtid renditet në vend të 7-të në Premier Ligë pas barazimit 1-1 të shtunën.

murinjo pogba

“Ne luanim në shtëpi dhe duhet të kishim luajtur shumë më mirë kundër Uolvesit. Kur luajmë brenda duhet të sulmojmë, sulmojmë, sulmojmë. Është ‘Old Trafford’. Jemi këtu për të sulmuar. Skuadrat tremben kur shohin Mançester Junajtid që sulmon dhe sulmon. Ky ishte gabimi ynë. Duhet të sulmojmë dhe ushtrojmë presion siç bëmë ndaj Totenhemit, Liverpulit, Çelsit dhe Arsenalit sezonin e shkuar.

Kur luajmë në sulm është më e lehtë për ne”, tha mesfushori francez. I ngacmuar se përse Junajtid nuk ka një qasje më ofensive, kampioni i botës nënkupton se një pyetje të tillë duhet t’ia drejtojnë Murinjos: “Nuk mund t’ua them unë, sepse unë jam një futbollist. Nuk më takon mua. Nuk jam unë trajneri. Nuk mund ta them unë këtë, por sigurisht që duhet të tregojmë më shumë alternativa loje. Ne duhet të lëvizim më mirë në fushë”.

Pogba

Titulli – Forma jo e kënaqshme e fillimsezonit ka sjellë një humbje ndaj Brajtonit në transfertë dhe Totenhemit në shtëpi, çka i ka lënë “djajtë” 8 pikë pas Liverpulit kryesues. Por, 25-vjeçari thotë se nuk është koha për të shtypur butonin e panikut, edhe pse pranon se duhet shumë punë për të ngushtuar këtë diferencë:

“Ndaj Uolvesit nuk humbëm, por duhet të kishim fituar. Luanim në shtëpi. Janë tri pikë që duhet të mos i diskutosh. Nuk e di se sa ndeshje kemi luajtur në shtëpi, 3 ndoshta dhe kemi marrë vetëm 4 pikë. Nuk mjafton. Kemi luajtur 6 javë deri tani dhe nuk është se duhet të shqetësohemi, por duhet pa dyshim që të afrohemi”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"