Pogba nuk ndihet i lumtur te Junajtid, Reali ofron 135 milion euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 9:53

Pogba nuk ndihet i lumtur te Junajtid, Reali ofron 135 milion euro

“Pol Pogba dallohet qartë se nuk është i lumtur te Mançester Junajtid, pasi loja e tij nuk ka vazhdimësi dhe ajo që po e pengon më tepër është pozicioni që trajneri Murinjo kërkon që ai të luajë.

Murinjo dhe Pogba

Pol nuk ka ardhur në ‘Old Trafford’ për të luajtur në rolin e numrit ‘6’, atë të shkatërruesit dhe këtë gjë po e vuan. Pastaj, me ardhjen e Aleksis Sançezit që kërkon të jetë shpesh në kontakt me topin, Pogba thuajse do të dalë jashtë skemave dhe do të prekë pak topa. Prandaj, unë mendoj se edhe ai mund të largohet në verë”.

8csyp_pogba

Është kjo deklarata e ish-mesfushorit dhe kapitenit të Mançester Junajtid, Pol Inc, i cili konfirmon zërat e fundit që lidhen me një përplasje mes francezit dhe trajneri Murinjo, në lidhje me pozicionin.

Dhe, duke parë të gjitha këto pakënaqësi, i pari që është vënë në lëvizje ka qenë menaxheri i tij, Mino Raiola, sepse ndryshe nuk shpjegohet rikthimi në sulm i Realit të Madridit, për shërbimet e ish-futbollistit të Juventusit.

BUFON DHE POGBA

Media angleze bën me dije se “galaktikët” kanë ofruar 120 milionë sterlina (135 milionë euro) për kartonin e Pol Pogbasë, i cili ka qenë një objektiv i Realit, që në kohën që ai luante për Juven.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"