Pogba larg Junajtid, kërkon rikthimin te Juventusi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 16:21

Pogba larg Junajtid, kërkon rikthimin te Juventusi, por…

Pol Pogba duket se e shikon të ardhmen e tij larg skuadrës së Mançester Junajtid. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, mesfushori i cili u shpall kampion bote me Francën kërkon që të rikthehet te Juventusi. Sipas calciomercato.com, interesimi nga Juventusi ishte i vërtetë dhe se Pogba do të ishte i lumtur me një rikthim eventual në Itali.

murinjo pogba

Raportet e tij me Jose Mourinhon janë të këqija, dhe ai ka luajtur futbollin më të mirë në karrierën e tij me Juventusin. Megjithatë, ”Djajtë e Kuq” e bën të qartë se nuk kishte gjasa për shitjen e Pogbas këtë verë, dhe se as nuk janë konsideruar ofertat. Mësohet gjithashtu se Pogba nuk ka të ardhme afat-gjate në Mançester, dhe se një rikthim i tij në Itali mund të konkretizohet në verën e ardhshme.

Përveç Juventusit, edhe Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për shërbimet e francezit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"