Pogba kritikon “taktikat mbrojtëse” të Murinjos: Më pëlqen loja në fund të seancës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 15:25

Pogba kritikon “taktikat mbrojtëse” të Murinjos: Më pëlqen loja në fund të seancës

Mesufshori francez Pol Pogba ka shprehur se pjesa që i pëlqen më pak gjatë stërvitjes është kur ekipi punon në taktikat mbrojtëse.

Murinjo dhe Pogba

Në një prononcim për mediat britanike ai ka deklaruar: “Puna qe bëjmë me punën në mbrojtje është ndryshe nga ajo që unë jam mësuar të bëj. Pjesa ime e preferuar është loja në fund të seancës, ndërsa më e keqja mendoj se është e njëjta për të gjithë, janë taktikat sepse të duhet vetëm të vraposh pa topin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"