“Pogba ka nostalgji për Juven”, legjenda e Junajtid: Mesfushori i la bardhezinjtë për disa vite pushime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 12:52

“Pogba ka nostalgji për Juven”, legjenda e Junajtid: Mesfushori i la bardhezinjtë për disa vite pushime

Momenti negativ i Pol Pogbasë dhe i Mançester Junajtid vazhdon. Ish-mesfushori i Juventusit vazhdon që të jetë shënjestra më e kërkuar nga kritikët dhe analistët, gjë e cila afron gjithmonë e më tepër “divorcin” mes palëve, por një tjetër zë që garanton se Pogba ndien vërtet nostalgji për “Zonjën e Vjetër” është Pol Parker, një prej ikonave të historisë së “Djajve të kuq”.paul_pogba_manchester_united_1_0

“Nuk ka dyshime se Pogba ka cilësi madhështore, por fatkeqësisht sjell shumë negativitet në skuadër. Të mendosh se do të kthehet në nivelet e veta, duket shumë e vështirë.

Madje, kur sheh edhe Lukakun që shënon pa pushim tek Interi, evidentohet se ashtu si për Romelun, edhe për Polin zgjedhja më e mirë është që të largohet nga ‘Old Trafford’. E vërteta është se Raiola nuk e tha më kot se Juventusi është shtëpia e Pogbasë.

Soccer - Barclays League Division One - Coventry City v Manchester United - Highfield Road

Ndoshta Pol vendosi që të lërë shtëpinë për disa vite pushime, por nostalgjia për shtëpinë është e vështirë për t’u mposhtur, ndaj për të fituar të paktën Pogbanë si lojtar, ai duhet të kthehet te Juventusi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"