Pogba del hapur, do Juventusin që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 12:40

Pogba del hapur, do Juventusin që në janar

E ardhmja e Pogbasë është një ekuacion. Ose më mirë, ekuacioni për të ardhmen e Pogbasë duket se do të zgjidhet shumë shpejt. Kampioni i botës është një hap larg lamtumirës nga Mançesteri, të cilin donte ta braktiste gjatë merkatos së verës. Sipas “Daily Express”, largimi është shumë pranë dhe ndoshta në janar do të ndryshojë skuadër. Destinacioni: Torino.

murinjo pogba

Francezi ia ka bërë të qartë Zhoze Murinjos idenë e tij për t’u larguar dhe për t’u rikthyer te Juventusi. Këta të fundit gjithashtu janë gati për ta marrë në mënyrë që të forcojnë mesfushën dhe për të bërë realitet fitoren e Ligës së Kampioneve. Pogba ka  dëshirë të luajë përkrah Ronaldos dhe mendon se bardhezinjtë janë ekipi ideal për të nxjerrë më të mirën e tij.

Rregullat- Si për ironi të fatit, Pogba fillimisht duhet të përballet me Juventusin në Ligën e Kampioneve, pasi Junajtid dhe “Zonja” gjenden në të njëjtin grup. Por, pas kësaj aventure ai do të kërkojë të largohet për të veshur fanellën bardhezi. Dhe ajo që qetëson drejtuesit e Juventusit janë rregullat e reja të UEFA-s. Duke filluar nga ky sezon, lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve me një skuadër nuk ndalohen për të luajtur me një tjetër ekip nga janari. Të gjitha skuadrat mund të shtojnë në listë 3 futbollistë të rinj.

369BC3CA00000578-3715766-Pogba_was_high_up_on_the_agenda_with_Juventus_and_United_close_t-a-87_1469869087395

Dhe Pogba mund të jetë njëri prej tyre. Ky i fundit nuk ka ndonjë raport të shkëlqyer me Murinjon dhe agjenti Raiola la të kuptohej se po e mbajnë pa dëshirën e tij në Mançester. U përfol shumë se mund të transferohej te Barcelona, por pas të gjitha lajmeve fshihej skuadra e Juventusit. Kampionët e Italisë ishin gati ta afronin Pogbanë në verë, por në janar duhen parë mundësitë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"