Podolski poston foto me derrin, plas gallata në internet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 12:21

Podolski poston foto me derrin, plas gallata në internet

Në aventurën e tij të re në Japoni, sulmuesi gjerman Lukas Podolski, përpos futbollit, po shijon edhe disa ditë pushime nën shoqërinë e një miku të vjetër sikurse ai e quan. Sulmuesi legjendar i kombëtares gjermane ka postuar një fotografi në rrjetin social “Twitter”, teksa shfaqet duke qeshur krahas një derri.

Podolski

Menjëherë pas postimit, kanë vërshuar edhe komentet e shumta, të cilat shkruajnë: “Poldi dhe shoku i tij i vjetër Shvajnshtajger, sërish bashkë”. Ky ka qenë një prej komenteve që ka bërë më shumë bujë nga ky postim i sulmuesit gjerman, i cili është transferuar në muajin qershor te skuadra japoneze e Visel Kobit duke u larguar nga skuadra turke e Gallatasarajit pasi ka luajtur për ta rreth dy sezone që prej largimit nga “topçinjtë” e Arsenalit në vitin 2015.

Podolski gol lamtumire

Podolski ka luajtur për Arsenalin për tri vite radhazi, edhe pse nuk arriti të merrte një rol kyç në formacionin e teknikut Arsen Venger. Sa i përket kombëtares gjermane, Podolski ka luajtur në 130 sfida, duke shënuar një total prej 49 golash. Ai gjithashtu ka luajtur për skuadrat gjermane si Këln dhe Bajern Mynih duke fituar dy trofe në vitin 2008 me fanellën bavareze.

Podolski dhe Zhvajni

Kupën e Botës me kombëtaren gjermane në vitin 2014 dhe FA Cup me “topçinjtë” e Arsenalit në po të njëjtin vit. Tanimë, mungesa e shokut të tij të kombëtares, Shvajnshtajger duket se është duke u ndier së tepërmi edhe nga kjo foto e postuar në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"