Poçetino në pozitë të vështirë, Murinjo gati për një sfidë të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 11:39

Poçetino në pozitë të vështirë, Murinjo gati për një sfidë të re

Mauricio Poçetino është në një pozitë shumë të vështirë momentalisht te Totenhemi. Argjentinasi në këtë nisje të sezonit, nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe është pranë shkarkimit.

MURINJO

Zhoze Murinjo është duke e monitoruar situatën te Totenhemi, dhe nuk do të ishte negativ për të marrë drejtimin e londinezëve, siç raporton “Sky”.

Portugezi është shprehur se do të ketë shumë durim në zgjedhjen e tij, për të nisur një projekt serioz dhe fitues.

Rritja që ka bërë Totenhemi vitet e fundit e tundon Murinjon, që duket se po e vëzhgon këtë rast. Nga ana tjetër Poçetino, ka te londinezët që në vitin 2014 dhe gjatë verës ai ishte në dyshim për të vazhduar aventurën me këtë skuadër.

Mbetet të shihet nëse skuadra do të përmirësohet në vazhdim, apo do të ketë zhvillime të reja në kampin e “Spurs-ave”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"