Poçetino largohet me “shi milionash”, ja sa do të duhet të paguajë PSG-ja për zgjidhjen e kontratës së trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 21:32

Poçetino largohet me “shi milionash”, ja sa do të duhet të paguajë PSG-ja për zgjidhjen e kontratës së trajnerit

PSG dhe tekniku Mauricio Poçetino duket se po shkojnë drejt një “divorci” të paevitueshëm, me trajnerin argjentinas që pritet të largohet zyrtarisht nga klubi në ditët e ardhshme.

POCETINO

Sipas raportimeve nga “Goal” kjo zgjidhje e kontratës mes palëve do t’i kushtojë shtrenjtë Parisit që do të detyrohet ti paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim 50-vjeçarit për sipas klauzolës së përcaktuar në kontratën e tij nëse njëra nga palët do të donte të ndërpriste bashkëpunimin përpara përfundimit të tij.

Në këto kushte Poçetino sido të shkojë do të largohet nga Parisi me “xhepat plotë” në kërkim të një skuadre tjetër për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"