Poçetino drejt largimit nga stoli i Totenhemit, trajneri dëshiron kalimin te ekipi tjetër anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 14:22

Poçetino drejt largimit nga stoli i Totenhemit, trajneri dëshiron kalimin te ekipi tjetër anglez

Fillimi i sezonit për TotenhemiN nuk ka qenë aspak i mirë, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara kanë grumbulluar vetëm 11 pikë.mauricio pocetino

Nga kjo situatë mund ta pësojë pikërisht trajneri Mauricio Poçetino, i cili rrezikon shkarkimin nga stoli i ekipit.

Drejtuesit thuhet se kanë konfirmuar besimin e tyre ndaj trajnerit argjentinas, por sipas asaj që shkruan “Daily Record”, tekniku po mendon largimin nga “Spërsat”. Sipas mediave britanike, Junajtid po mendon shkarkimin e Solskjaer, dhe vendin e tij mund t’ia besojnë teknikut aktual të Totenhemit.

Pikërisht kjo ide i pëlqen edhe Poçetinos, i cili e sheh me një sy të mirë kalimin te “Djajtë e Kuq”, ndonëse do të krijonte irritimin e tifozëve londinezë, për shkak të rivalitetit që kanë të dyja ekipet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"