Poçetino: Diferencën e bëri barazimi me Lajpcigun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:42

Poçetino: Diferencën e bëri barazimi me Lajpcigun

Nuk ka se si ta bëjë dramë një rezultat që në fund e kualifikoi edhe skuadrën e tij. Mauricio Poçetino pranon se Mançester Siti luajti shumë mirë dhe PSG-ja e tij u mund nga një skuadër shumë e fortë si kampionët e Anglisë.

POCETINO

“Po jam i zhgënjyer, por në të njëjtën kohë, në pjesën e parë Siti luajti shumë mirë dhe ata na detyruan të qëndrojmë më në thellësi. Ata ishin agresivë. Pas 0-0 në pjesën e parë, ne shënuam dhe mendoj se ishim të qetë duke e kontrolluar shumë mirë ndeshjen. Ata e ndryshuan lojën dhe ne pësuam dy gola.

Duhet t’i njohim meritën Mançester Sitit, ata janë një skuadër shumë e mirë. Pjesa e parë ishte e vështirë, por në të dytën arritëm që të gjejmë në mënyrë për të dominuar dhe krijuar raste.

Mendoj se ishim të pafat, por duhet njohur merita e Sitit”, tha tekniku argjentinas për “BT Sport”. “Por, gjëja e rëndësishme është se ne u kualifikuam. E mundëm Sitin në ‘Parc des Princes’ dhe humbëm këtu. Diferenca është barazimi kundër Lajpcigut, prandaj u renditëm të dytët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"