Po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm, ish-lojtari i Milanit në “radarët” e gjigantit britanik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 19:23

Po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm, ish-lojtari i Milanit në “radarët” e gjigantit britanik

Sipas asaj që raporton “SKY Sport DE”, Mançester Junajtid ka vendosur në shënjestër ish-sulmuesin e Milanit që aktualisht bën pjesë tek Frankfurti, Andre Silvën.

ANDRE SILVA 1

Portugezi 26-vjeçar është duke kryer një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e skuadrës nga Frankfurti ku deri më tani ka realizuar 19 gola në 22 prezenca ku ka dhuruar dhe 5 asist, duke tërhequr kështu vëmendjen e “Djajve të Kuq”, të cilët e dëshirojnë luzitanin për sezonin e ardhshëm, ku në sesionit pasardhës të merkatos verore, klubi nga Mançesteri pritet të hidhet në sulm për yllin e Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"