Po zhvillon një sezon të kënaqshëm, Inter avancon bisedimet për të rinovuar me yllin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 14:41

Po zhvillon një sezon të kënaqshëm, Inter avancon bisedimet për të rinovuar me yllin e saj

Pas dakordësisë me rinovimin e Stefan De Vraj, aktualisht skuadra zikaltër po mendon seriozisht rinovimin e gjithë repartit difensiv dhe pas holandezit e ka rradhën Alesandro Bastoni, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

bastoni

Gjatë ditës së djeshme, dirigjenca e Interit ka patur një takim me agjentin e mbrojtësit 21-vjeçar italian për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025.

Ka patur dakordësi edhe për një rritje të ndjeshme të pagës nga i cili aktualisht Bastoni përfiton 1 milionë euro, gjithashtu edhe për të blinduar lojtarin nga skuadrat e mëdha europiane, me në krye Mançester Sitin që ka shfaqur jo pak herë dëshirë dhe interes për t’a bërë për vete mbrojtësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"