Po vuajnë jashtë fushe, flet mbrojtësi i Besës: Do të sakrifikojmë në ndeshjen ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2022 | 11:20

Po vuajnë jashtë fushe, flet mbrojtësi i Besës: Do të sakrifikojmë në ndeshjen ndaj Turbinës

Besa u eliminua nga Kupën e Shqipërisë dhe tani nuk i mbetet tjetër veçse të përqendrohet te Kategoria e Parë.

besa

Të gjitha “bateritë” do t’i shkarkojnë në kampionat. Gabimet i kanë shoqëruar javë pas jave, ndaj tashmë kërkohet autokritika. Me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 5 javësh, janë në pozita aspak komode në klasifikim. Të vendosur para kësaj situate, nuk kanë rrugë tjetër veçse të mundin Turbinën.

Edhe pse luajnë në Cërrik, zgjidhje tjetër nuk kanë. Me transfertat nuk u ka ecur mirë që në nisje të këtij sezoni. Janë mundur përballë Flamurtarit në Vlorë dhe Besëlidhjes në Lezhë, por mendoj se e treta do të jetë e vërteta.

Këtë e thotë edhe qendërmbrojtësi Myslim Ramilli, ndonëse e sheh të vështirë këtë ballafaqim. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai kërkon që të mbledhin forcat dhe sakrifikojnë për të marrë këtë trepikësh kaq shumë të domosdoshëm.

“Kemi luajtur mjaft mirë në dy transferta, por pikët që duhen si kemi marrë. Ndodhemi në kuotën e 5 pikëve dhe nuk shprehin realisht atë që kemi dhënë në këto javë.

Kemi merituar shumë më shumë. Sot luajmë transfertën e 3- të dhe jemi koshientë se Turbina ka nevojë për pikë. Në këto kushte, do të na duhet të tregohemi cinikë dhe pragmatistë.

Jemi përgatitur për një transfertë në të cilën duhet të sakrifikojmë shumë nëse duam të dalim me fitore. Grupi është i plotë dhe besoj shumë te një rezultat pozitiv”, përfundoi Ramilli.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"