“Po vuajmë gabimet individuale, s’nënvlerësojmë askënd”, Flik: Bajern, nuk dua surpriza në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 13:07

“Po vuajmë gabimet individuale, s’nënvlerësojmë askënd”, Flik: Bajern, nuk dua surpriza në Kupë

Bajerni i Mynihut do të zbresë sot në fushë për të luajtur ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Trajneri Hansi Flik u shpreh në konferencën për shtyp se skuadra e tij nuk e diskuton kualifikimin, edhe pse do të ketë përballë një skuadër të mirë e cila në Bundesligën 1 renditet në vendin e tretë dhe është një kandidate për të luajtur në sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman.

flik

Si është gjendja e skuadrës?

Mund të them kam në dispozicion një skuadër pothuajse të plotë. Përveç Çupo-Motingut, që ka probleme në shpinë dhe Kingslei Komanit, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe gati për të luajtur.

Sa e njihni Kielin?

Ata nuk kanë asgjë për të humbur. I kam ndjekur në kampionatin e tyre, kanë një skuadër e cila mund të jenë një kërcënim për ne. Luajnë në sulm dhe renditen në vendet e para të Bundesligës së Parë. Do t’i respektojmë në maksimum ata dhe do të japim gjithçka në fushën e lojës.

Objektivi është vetëm fitorja?

Pa dyshim, nuk ka asnjë rezultat tjetër që na dërgon në turin tjetër. Duam ta bëjmë këtë duke treguar një futboll të bukur dhe tërheqës.

Ka qenë kjo një periudhë e ngarkuar për skuadrën?

Nuk është diçka e re, të gjitha skuadrat kanë pasur pak kohë në dispozicion për t’u çlodhur. Mund të them që kemi arritur t’i menaxhojmë mirë shqetësimet e lojtarëve që kanë pasur pas rinisjes së kampionatit. Shpresoj që të mos kemi dëmtime në pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtja vazhdon të jetë një shqetësim. Si po mendoni ta rregulloni?

Po shoh mundësinë për t’u dhënë mundësi lojtarëve të pushojnë. Ndeshja ndaj Gladbahut u humb për shkak të gabimeve individuale. Janë gjëra që ndodhin dhe për ne ajo ndeshje është lënë pas krahëve. Kemi punuar në stërvitje për t’i bërë më mirë gjërat. Kualiteti në skuadër nuk mungon dhe kjo është e kotë të diskutohet.

Nisja është parashikuar të bëhet ditën e ndeshjes?

Po, nesër (sot) do të ketë edhe një stërvitje të lehtë përpara fluturimit për në Kiel. Për momentin kemi shumë ndeshje dhe shumë kohë hotel, ndaj kemi menduar të udhëtojmë ditën e ndeshjes.

flik

Çfarë i keni kërkuar skuadrës para kësaj ndeshjeje?

Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të japim gjithçka nga minuta e parë. Nëse nuk futemi në fushë me këtë mentalitet, i lejojmë kundërshtarit të na sulmojë. Është e rëndësishme që të marrim frenat e lojës në dorë nga minuta e parë dhe deri në fund. Duhet të qëndrojmë zgjuar përgjatë gjithë 90-minutëshit.

Si është gjendja e Hernadezit?

Lukas është një lojtar i rëndësishëm për ne. Kualitetet e tij dihen, çdo ditë ai stërvitet me seriozitet për të qenë gati në fushën e lojës. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e tij.

Do të luajë Gnabri?

Serge është stërvitur me skuadrën dhe është gati për nesër (sot). Të shohim se ç’do të ndodhë para ndeshjes.

Sa shanse ka që nesër (sot) skuadra të nënvlerësojë kundërshtarin?

Detyra e lojtarëve është të japin maksimumin në çdo ndeshje. Kieli është një skuadër e cila duhet respektuar. Nëse mendojmë qoftë edhe për një moment që do të kemi një ndeshje të lehtë, atëherë e kemi humbur ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"