“Po ushqehemi me lekët tona, kemi qiratë e shtëpive pa paguar”, futbollistët e Luftëtarit nuk heqin dorë nga bojkoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 21:17

“Po ushqehemi me lekët tona, kemi qiratë e shtëpive pa paguar”, futbollistët e Luftëtarit nuk heqin dorë nga bojkoti

Nuk ka kthim pas nga lojtarët e Luftëtarit. Edhe e enjtja u shoqërua me bojkot nga bluzinjtë dhe kjo ishte dita e tretë. Drejtuesit e Luftëtarit ende nuk janë takuar me lojtarët, të cilët vazhdojnë të presin për t’i dhënë zgjidhje çështjes financiare. “Panorama Sport” kontaktoi me lojtarë të ndryshëm, por të gjithë janë në një mendje.
Luftetari Oriku
“Nuk kemi çfarë të themi, të gjithë i dinë mirë shqetësimet tona. L dhe s’kemi marrë asnjë lek nga sezoni i fundit. Kështu nuk vazhdohet. Drejtuesit duhet të vijnë të ulen në bisedime, nuk dalim në stërvitje pa marrë përgjigjen e duhur nga presidenti, apo nga dikush tjetër”, thanë njëzëri lojtarët.
Kalluci
Stafi i Luftëtarit i druhet zgjatjes së bojkotit, për aq kohë sa indiferentizmi i “kupolës drejtuese” është evident. E nëse futbollistët e Luftëtarit kanë të drejtën e Zotit për bojkotimin e stërvitjes, drejtuesit e klubit duhet të lëvizin dhe të vendosin pikat mbi “i”. “Koha nuk pret, kampionati po afron dhe Luftëtari thuajse nuk ekziston. Luftëtari është i Gjirokastrës, është i të gjithëve, është i brezave që kanë shkruar historinë e lavdishme të tij dhe ka nevojë për mbështetje, jo për braktisje”.  Ky është apeli i Theodhori Kallucit drejtuar drejtuesve bluzinj.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"