“Po t’ia them Kolelës do dal unë gabim se…”, Ledio Pano nuk përmbahet pas derbit: Tiranë më të dobët nuk gjen, drejtuesit e saj shanë dhe ofenduan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 21:38

“Po t’ia them Kolelës do dal unë gabim se…”, Ledio Pano nuk përmbahet pas derbit: Tiranë më të dobët nuk gjen, drejtuesit e saj shanë dhe ofenduan

Ikona e klubit të Partizanit, Ledio Pano, ka qenë tepër i pakënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës nga të kuqtë në derbi. Kritikat e tij ishin për trajnerin Kolela, por edhe për klubin bardheblu që provoi në çdo mënyrë të mos lejohej të luante futboll sipas tij, pas barazimit të Deliut.

bandicam 2023-05-17 20-56-21-823

“Partizani kishte një epërsi në lojë, në mënyrën se si e zhvillonte aksionet që bëri të rrezikshe. Tirana besoj në pjesën e parë nuk rrezikoi shumë portën e Partizanit, me 2 kundërsulme të Berishës por pa e cënuar portën. Pjesa e dytë filloi ndryshe, edhe pse ekuilibrat ishin njëlloj, por deri te goli, ndeshja ishte pothuajse e barabartë. Ai gol bëri të ndryshojnë të dy ekipet. Nuk e kuptova këtë kthim mbrapa të Partizanit dhe neglizhencë të lojtarëve, duke lënë kundërshtarët të merrnin ofensivën. Tirana nuk kishte çfarë të bënte dhe rriti ritmin, menaxhimi në ndryshimet që bëri Partizani për mua ishin të dobëta dhe ndryshuan rrjedhën e lojës.

Kur ekipi është në avantazh ka psikologjinë të ruajë rezultatin dhe Partizani ka treguar gjatë gjithë kampionatit që edhe pse shënon gol, pëson shumë lehtë. E pamë që Deliu që nga ndryshimet që u bënë, doli bosh e ishte goditje nga larg. Pastaj nuk u luaj më futboll

Nuk më vjen mirë që në derbi ndodhin incidente të tilla duke hedhur topa në fushë. Nuk besoj që Tirana ka nevojë të bëjë të tilla veprime. Edhe për disa drejtues aty, me sharje dhe ofendime, tregojnë që duhet të ketë pak më tepër fair play. Unë e di  dhe e kuptoj shumë mirë dëshirën e barazimit, apo pikës, apo të mundjes së Partizanit, por jo deri në këtë shkallë.

Kolela nuk e futi Carën në ndërrimin e parë, edhe pse Maget dukej që nuk mundej. Si ka mundësi të mos futësh Carën që emrin e impulsin e ka? Është një futbollist më cilësor se sa lojtarë që ai zëvendësoi. Por këto i di Kolela dhe stafi. Po t’ia them Kolelës, unë do dal gabim dhe ai mirë, se është lloji i robit ashtu. Por nuk më vjen mirë në një ndeshje të tillë, se e kishte ndeshjen në dorë. Në mënyrën se si ishte Tirana, nuk mund ta gjesh më keq se kaq”, tha ndër të tjera për “Oversport” Ledio Pano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"