“Po të vazhdojmë kështu mund të fitojmë titullin”, Çyrbja: Teuta ka ndryshuar shumë që nga largimi im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 16:19

“Po të vazhdojmë kështu mund të fitojmë titullin”, Çyrbja: Teuta ka ndryshuar shumë që nga largimi im

Teuta do të përballet ditën e nesërme me Laçin, në një ndeshje aspak të lehtë për durrsakët, të cilët nuk fitojnë në fushën e kurbinasve prej afro 3 vitesh.cyrbja

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë mesfushori Arbër Cyrbja, i cili u rikthye te Teuta në merkaton e verës, pas një sezoni në radhët e Kukësit. 26-vjeçari e pranon se shumë gjëra kanë ndryshuar në ekip që nga largimi i tij, dhe beson te titulli kampion.

“Së pari i falënderoj të gjithë për rikthimin këtu. Nga koha kur unë u largova, Teuta ka ndryshuar shumë. Përgjegjësitë këtu janë më të mëdha tani dhe jemi të gjithë bashkë për një objektiv.

Laçi? Çdo ndeshje vlerësohet maksimalisht për të marrë tre pikët. Ne çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Kampionati është i gjatë, në fund do ta shikojmë se deri ku kemi arritur.

Titulli kampion? Po të vazhdojmë kështu mund t’ia dalim për ta fituar. Çdo futbollist ka uljet dhe ngritjet e veta. Ne mundohemi të stërvitemi fort. Të shohim në fund.”, përfundoi Cyrbja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"