“Po të quhej goli i Muntarit, nuk do ta kishim shitur Milanin”, Galiani hap “plagët”: Do të kisha blerë Tevezin, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 15:48

“Po të quhej goli i Muntarit, nuk do ta kishim shitur Milanin”, Galiani hap “plagët”: Do të kisha blerë Tevezin, por…

Për ish-administratorin e Milanit Adriano Galiani, fati i klubit legjendar kuqezi nuk do të shkonte në drejtim të gabuar nëse nuk do të anulohej goli i Sulei Muntarit në barazimin kontravers 1-1 në 25 shkurt 2012, i cili do t’i siguronte “Djallit” titullin kampion.
galiani
Në një rrëfim të pazakontë për “Libero”, ish-zyrtari i lartë i Milanit për gati 30 vite flet dhe për finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2005 me Liverpulin kur Milani pësoi një humbjet më shokuese ndaj Liverpulit, i cili arriti të realizonte “Mrekullinë e Stambollit” duke përmbysur për 6 minuta disavantazhin 3-3 dhe në fund fitoi me penallti. Për Galianin, ishte padrejtësi anullimi i golit të katërt të skuadrës kuqezi.

Më tej, ai i kthehet gjithmonë “golit”  të ish-lojtarit të Milanit Muntari ndaj Juventusi. Sipas krahut të djathtë të Silvio Berluskonit, Milani nuk do të shitej nëse ai gol do të quhej i rregullt.

Sport, Football, UEFA Champions League Final, 25th May 2005, Ataturk Stadium, Istanbul, AC Milan 3 v Liverpool 3, ( Liverpool won 3-2 on penalties), The stadium scoreboard after normal time  (Photo by Bob Thomas/Getty Images)

“Finalja me Liverpulin në vitin 2005 – Dominuam ndeshjen përveç 6 minutave, kur ata realizuan 3 gola. Arbitri anulloi gabimisht golin e katërt, që u shënua nga Shevçenko.
Gol-di-Muntari-1

Goli i Muntarit dhe tituli i humbur në vitin 2012 – Keqardhaj e vërtetë është goli tërësisht i rregullt i Muntarit, që nuk u akordua. Po të kishim fituar titullin e dytë radhazi kampion, historia jonë do të kishte ndryshuar. Nuk do t’i kishim shitur Tiago Silvën dhe Zlatan Ibrahimoviçin, të cilët edhe sot bëjnë diferencën. Do të kishim nisur kapitullin e katërt te Milani dhe do të mund të blija Karlos Tevezin. Po të shkonte në këtë rrugë, mbase nuk do të kishim shitur klubin dhe me gjasa do të ishim akoma aty. Tevez pastaj iku te Juventusi dhe fitoi 3 tituj kampionë radhazi”, shprehet ish-administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani për median italiane “Libero”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"