“Po të jetosh në Korçë e kupton se…”, analiza e Ahmatajt: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 19:08

“Po të jetosh në Korçë e kupton se…”, analiza e Ahmatajt: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, nuk e bën dramë humbjen e sotme në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku elbasanas analizoi këtë takim duke u shprehur:

Ahmataj

“Është shumë e vështirë të ndërtosh lojën. Ana psikologjike e skuadrës, për ndeshjet brenda, na hapin probleme. Shfaqen oshilacione, për shkak të moshës së re. Oshilacionet brenda ndeshjes janë të rrezikshme. Skuadra do kohën e saj për t’u përmirësuar. Kemi besim që kjo skuadër do ngrihet. E kemi filluar shumë mirë ndeshjen, por pastaj na u prish. Lojtarët e rinj fillojnë dalin nga detyra. Toleruam te golat e pësuar. Pastaj çdo gjë ngarkohet psikologjikisht dhe ka ç’ekulibra.

Jam i lumtur dhe koshient për skuadrën që kam marrë. E kam fat që drejtoj Skënderbeun. Do të jap kontributin tim, deri në ditën e fundin. Po të jetosh në Korçë e kupton se çfarë vlere ka futbolli për qytetin.

Ngjeshja e kampionatit ndikon te skuadra jonë më shumë se të tjerat. Nga ndeshja e Teutës kemi humbur 2 lojtarë. Lojtarët e rinj dëmtohen se nuk arrijnë të mbajnë 90 minuta. Superiorja është shumë e egër dhe do i vuajmë dëmtimet.

Nuk ka vend për të shkuar në krizë. Kemi humbur ndeshjen, por kemi qenë shumë mirë në qarkullim. Do të punojmë çdo ditë për të hequr oshilacionin që ndodh brenda në ndeshje.  Do të rikuperojmë edhe lojtarët që do ta ndihmojnë skuadrën.

Kjo humbje nuk do të ndikojë te skuadra, do të mendojmë te ndeshje e radhës. Kemi në dorë t’i bëjmë gjërat mirë. Rezultatet janë në fushë.

Ishim 4-2-3-1 pastaj dolëm 3-4-3, janë manovra që i kemi punuar dhe na funksionoi. Kishim vështirësi në daljen e topit. Nuk funksionoi ashtu siç duhet ndryshimi, por ka funksionuar deri në masën 80-90%.

Janë të gjithë djem të rinj, siç shfaqen një periudhë nuk shfaqen në tjetër. Denis i është bashkuar vonë grupit, ka cilësi. Edhe Çela ka probleme me gjendjen fizike dhe me orientimin në fushën e lojës, do japë kontribut për skuadrën”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"