“Po të isha këtë sezon te Partizani do luftonim për titull”, Skënder Gega: Tirana u nda në dysh, kam folur me Gjicin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:58

“Po të isha këtë sezon te Partizani do luftonim për titull”, Skënder Gega: Tirana u nda në dysh, kam folur me Gjicin për…

Skënder Gega, trajneri që shpalli kampion Partizanin sezonin e kaluar, bëri një analizë të shkurtër në lidhje me ecurinë e Tiranës dhe Kukësit këtë sezon. I ftuar në studionin e emisionit “Rubrika Sportive”, 56-vjeçari u shpreh:

Gega

“Futbolli është ekuilibër. Skuadra do të jetë grup si një orkestër. Kukësi e dominoi lojën. Luajti shumë shkurt dhe mirë taktikisht. Qe më agresive. Plus shfrytëzuan aftësitë dhe cilësitë e lojtarëve të sulmit. Për mua kjo qe ndeshja më e mirë e sezonit për Kukësin.

Tirana mbas ndryshimit të trajnerit. Nuk besojë që do të kishte atë ndryshim. Është gjithë klubi që ka investuar. Deri sot mendoj se ishte me meritë aty. Këtë që bëri sot Kukësi, Tirana e bëri për shumë kohë. Sot nuk treguan që janë ekip me eksperiencë. U nda ekipi në dysh. Ndërrimi i Karabecit prishi ekuilibrat. Bashkë me Celhakën që ka bërë një sezon fantastik. Sot nuk u duk loja e tij. Me Bathën është ndryshe. Sot qe një Tiranë komplet ndryshe, e meritoi humbjen.

bandicam 2020-07-06 23-27-37-108

Është e vërtetë që ndeshjet në fushë neutrale ndikojnë. Tifozët ishin armë shumë e fortë e Partizanit vjet. Ka pasur luhatjet e veta. Me pak qetësi, ka kualitete. Kam pasur me Gjicin bisedë, kemi folur edhe për një ngërç. Taktikisht kanë parë ngecje. Lojtarët duhet të sakrifikojnë të gjithë për t’u mbrojtur”, u shpreh Skënder Gega.

Ndërkaq ai foli edhe për Partizanin aktual, ku u shpreh se nëse do ishte trajner ai, skuadar do ishte përsëi në garë për titullin.

“Partizani këtë sezon nuk e kishte atë uri që kishte vjet. S’e kishte atë modesti që e kishte vjet. Ndeshjet janë të ndryshme. Çdo javë është e ndryshme. Unë kam lidhje të ngushtë me atë grup që dolëm kampionë. Po të isha unë trajner, prap do ishin në garë. Ata kanë një kontribut të jashtëzakonshëm sepse ata luajnë futboll.  Këta që erdhën në fillim më dhanë optimizëm, Boldor, Romero, braziliani i Kukësit, Brojën e kam pasur te Shpresat. skender gega

Këta që erdhën, ndoshta dhe me kosto më të lartë, duhet të justifikonin pak më shumë. Kanë marrëveshje, janë të punësuar. Për aq kohë sa ke një marrëveshje, je i punësuar duhet të japësh maksimumin. Me ardhjen e trajnerit të dytë, po është shumë lehtë për të marrë vesh se si ka luajtur ky ekip. Tirana dihej me sy mbyll se si luan në një qytet apo tjetër. Mendimi im është që ky grup s’e meriton këtë pozicion. Por, në fund të fundit duhen pikët. Futbolli është një lojë në grup. Përderisa është lojë në grup, s’ka gabime individuale. Tirana i ka shanset për të fituar në derbi, por edhe për të humbur. Pozicioni i Partizanit në klasifikim s’është i vërtetë.”, përfundoi Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"