“Po të isha 20 vjeç do të shënoja 4 gola sot”, Ibrahimoviç: Jam si Benxhamin Baton, lind i moshuar dhe vdes i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 23:24

“Po të isha 20 vjeç do të shënoja 4 gola sot”, Ibrahimoviç: Jam si Benxhamin Baton, lind i moshuar dhe vdes i ri

Zlatan Ibrahimoviç nuk nguroi të hidhte batuta për paraqitjen e tij fantastike kundër Bolonjës, ku realizoi të dy golat e fitores.

Ibrahimovic-Bologna
Për “Sky Sports”, sulmuesi veteran suedez deklaroi se “do të shënonte dy gola më shumë nëse do të ishte 20 vjeç”. Ai krahasoi veten me personazhin e kinematografisë Benxhanin Baton, i cili lind i moshur dhe me kalimin e viteve rinohet.

Sot, 38-vjeçari barazoi dy ish-futbollistët e Milanit Daniele Masaro dhe Pietro Arkarin, të cilët kanë shënuar 70 gola me fanelën legjendare kuqezi.

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21:  Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2020 in Milan, Italy.  (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Jam mirë, po punoj. Është ndeshja e dytë zyrtare. Po të isha 20 vjeç, do të realizoja dhe dy gola më shumë, por fatmirëisht jam 39 vjeç. Jam si Benxhamin Baton, lind i vjetër, por vdes i ri. Me të vërtetë, që Milani po punon mirë. Ju po e shikoni që ende nuk jemi gati 100%. Synimi jonë është të bëjmë më mirë së sezonin e kaluar. Lojtarët punojnë, dëgjojnë dhe po disiplinohen. Pas 6 muajve, e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Këtë sezon duhet të mendojmë për çdo ndeshje, të luajmë me besim. Më pëlqen ta marrë përsipër përgjegjësi. Jam i pari që vendos veten nën trysni. Nuk dua të flas për veten time në krahasim me lojtarët e tjerë. Duhet të gjykohemi në mënyrë të barabartë, duhet të trajtohem sikur jam 20 vjeç”, përfundoi sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"