“Po të gabonte Lenglet do kishim shënuar edhe ne si Moldavia”, Bare: Ata janë Franca, nuk kishim çfarë të bënim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 23:05

“Po të gabonte Lenglet do kishim shënuar edhe ne si Moldavia”, Bare: Ata janë Franca, nuk kishim çfarë të bënim…

Shqipëria u mposht nga Franca me rezultatin 0-2, në ndeshjen e inagurimit të stadiumit. Në prononcimin pas sfidës, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare u shpreh:

bandicam 2019-11-17 23-02-01-162

“Morë 2 gola shumë shpejt. Ishin gola të evitueshëm. Një gol erdhi nga faulli. Ishte i evitueshëm. Në pjesën e dytë e dominuam lojën. Nuk na rrezikuan shumë. Ata janë Franca, dhamë 100% tonë, nuk kishim çfarë bënim, kështu përfundoi ndeshja.

Jemi të gjithë lojtarë të rinj, ka shumë pak nga Europiani. Besoj se ky grup avash avash do formohet për të bërë diçka më të mirë në të ardhmen.

Po të gabonte Lenglet edhe ne do shënonim edhe ne si Moldavia. Futbolli kështu e ka. Pavarësisht se nuk shënuam gol, loja kështu e ka”, u shpreh Bare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"