“Po të dënohet Skënderbeu shpëton Flamurtari…”, Ardit Hoxhaj sulmon “Panorama Sport”, por gazeta publikon audion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:58

“Po të dënohet Skënderbeu shpëton Flamurtari…”, Ardit Hoxhaj sulmon “Panorama Sport”, por gazeta publikon audion

Ardit Hoxhaj është një djalosh i talentuar, të cilin e respektojmë shumë dhe i urojmë gjithnjë më të mirën në karrierë. Sot ka vendosur të përgënjeshtrojë një intervistë të tijën në “Panorama Sport”, ku ndër të tjera ka thënë se Skënderbeu mund të dënohet dhe se Flamurtari të përfitojë e të mbijetojë në Superiore, ndonëse vlonjatët kanë rënë nga kategoria tashmë.106249456_3262616840469750_6511875461903880243_n

E saktësojmë, kjo është deklaratë e bërë nga futbollisti i Flamurtarit Ardit Hoxhaj dhe e publikuar më pas në gazetë më datën 30 qershor 2020. Gazeta, duke marrë shkas nga qëndrimi i sotëm i futbollistit në rrjetet sociale, por duke marrë në konsideratë gjithashtu edhe moshën e tij të re, e njoftoi Hoxhajn se intervista është e regjistruar dhe se iu është përmbajtur fjalëve të tij.hoxhajj

Postimi i lojtarit në rrjetet sociale

Për këtë arsye i kërkuam miqësisht që të reflektojë për përgënjeshtrimin që ka bërë nëpërmjet një statusi në facebook dhe të mos nxitohet në qëndrimet që mban. Por jo, Hoxhaj këmbënguli se nuk e ka thënë pjesën që “se Skënderbeu mund të dënohet dhe pse të mos përfitojë Flamurtari nga kjo situatë…”.hoxhaj

Faksimile e lajmit të publikuar në gazetë

Në këto kushte, gazeta “Panorama Sport” është detyruar të bëjë transparencë për publikun dhe po vë në dispozicion audion e intervistës me Ardit Hoxhajn. Djaloshi nuk është as i pari dhe as i fundit që pendohet për deklaratat që bën, por “Panorama Sport” i bën apel Hoxhajt që herë tjetër të mos hedhë baltë mbi punën e gazetarëve dhe të jetë më korrekt me mediat. E pret një karrierë e gjatë përpara dhe duhet jetë “fair play” jo vetëm si sportist, por edhe si burrë.

Më poshtë është audio e intervistës së Ardit Hoxhajt…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"