FOTO/ “Po stërvitem në Gjermani, të qëndrosh në shtëpi është një sfidë”, flet mbrojtësi i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 16:28

FOTO/ “Po stërvitem në Gjermani, të qëndrosh në shtëpi është një sfidë”, flet mbrojtësi i Teutës

Në këto ditë të vështira izolimi që po kalon Shqipëria, edhe mbrojtëi i Teutës, Aleksandër Kuro, është pranë familjes. Lojtari me origjinë nga Gjirokastra, që karrierën mësë shumti e ka në Greqi, prej ditësh po qëndron në Gjermani, aty ku ka familjarët.

kuro556

Mbrojtësi i majtë tregon në një intervistë për “Panorama Sport” si po e kalon kohën në këto ditë të vështira, por edhe për stërvitjen individuale që bën.

Aleksandër, si po i kaloni këto ditë në karantinë?

Momentalisht jam në Gjermani, tek njerzit e mi, ku po kaloj disa momente te bukura prane tyre dhe familjes, pasi kjo mundësi nuk na vjen çdo herë. Vetë profesioni që kemi, na bën të qëndrojmë shumë kohë larg familjes dhe në grumbullime me ekipin. Ditën e kaloj duke lexuar shumë ose ndonjë lojë në celular.

Është e vështirë për një futbollist që të qëndrojë i mbyllur në shtëpi?

Ndonëse për një futbollist është e vështirë të qëndrojë në shtëpi, pasi liria është diçka shumë e rëndësishme për të, është koha që kjo sfidë e vështirë të përballohet. Unë bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të respektojmë distancimin social.

kuro

Keni zhvilluar stërvitje indivduale në Gjermani?

Kam respektuar orarin e lejuar, pasi edhe këtu situata nuk është e qetë. Jam duke u stërvitur sipas plan programit që na ka dhënë stafi. Natyrisht bëj edhe ndonjë xhiro me biçikletë, sepse është mënyra më e mirë për të hequr pak monotinë e këtyre ditëve.

Teuta5

Parametrat e stërvitjes së sotme individuale të Aleksandër Kuros në një nga zonat e Hamburgut në Gjermani

A keni një mesazh për këtë situatë?

Unë dua të them që të jemi të bindur ndaj këshillave të specialistëve. Këshillat nuk ka arsye t’i përmend, sepse duke i përmendur kalojnë në sensin tjetër. Në këtë situatë duhet shumë kujdes.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"