Po spikat te Sasuolo, vjen goli i mbrojtësit të Shqipërisë U19 në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 21:27

Po spikat te Sasuolo, vjen goli i mbrojtësit të Shqipërisë U19 në Itali

Kampionatet e moshave në futbollin italian çdo vit nxjerrin në pah lojtarë të cilët po tregojnë vlerat e tyre dhe janë kontingjent i rëndësishëm për përfaqësueset shqiptare. Një prej tyre është edhe Elio Zalli, i cili në këtë sezon, po aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Sasuolos, ndërsa është një prej lojtarëve kandidatë për të marrë pjesë me Shqipërinë U19 në eliminatoret e Europianit.

elio zalli

Zalli po luan rregullisht me të rinjtë e Sasuolos në qendër të mbrojtjes, por sot ka spikatur edhe në rolin e golashënuesit, në ndeshjen e përfunduar me shifrat 1-1 ndaj Leçes, ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që shënoi golin për ekipin e tij.

Në javët e ardhshme do të bëhet publike edhe lista e përfaqësueses U19 për pjesëmarrjen në Europianin e kësaj grupmoshe dhe pritet të mësohet nëse emri i Zallit do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar për aktivitetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"