Po shkëlqen te Verona, Interi do bëjë të pamundurën për Kumbullën. Tre klube nga Gjermania ndjekin mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 13:55

Po shkëlqen te Verona, Interi do bëjë të pamundurën për Kumbullën. Tre klube nga Gjermania ndjekin mbrojtësin

Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, gjatë merkatos së verës do jetë një emrat më të kërkuar nga klubet italiane dhe jo vetëm.

kumbulla-marashi-681x450

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Interi po ndjek nga shumë afër rastin e mbrojtësit shqiptar. Në fillim të këtij viti Marota dhe Ausilio takuan agjentin e lojtarit, duke folur për kalimin e tij tek Interi. Një marrëveshje nuk u arrit siç vetë koha e tregoi, por duket se Interi është gati për një “luftë” të gjatë për shërbimet e Kumbullës.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrohet, Napoli dhe Lacio që kanë shfaqur interes të madh. Edhe tre klube gjermane hedhin sytë nga shqiptar, bëhet fjalë për: Lajpcig, Bajern dhe Dortmund, që kanë dërguar skaut për ta ndjekur nga afër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"