Po shkëlqen te të rinjtë e Olimpiakosit, Bullari në listën e pritjes për ndeshjen me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 13:27

Po shkëlqen te të rinjtë e Olimpiakosit, Bullari në listën e pritjes për ndeshjen me Arsenalin

Emiliano Bullari, lojtari shqiptar, i cili ka luajtur dy ndeshje me Shpresat, është në listën e pritjes së skuadrës greke Olimpiakos, për sfidën e së enjtes në Ligën e Europës përballë Arsenalit.

bulari

Bullari mund të thirret nga trajneri Pedro Martins, për të qenë në stol për këtë ndeshje, pasi sulmuesi Sundani është dëmtuar për 6 muaj dhe i vetmi sulmues për momentin në radhët e pireotëve është El Arabi.

Sulmuesi shqiptar Bullari, luan me 19-vjeçarët e Olimpiakosit dhe po kalon një formë të mirë momentalisht, pasi ka shënuar 6 gola në tre ndeshjet e fundit. Ndërkaq ditën e djeshme shënoi 2 gola në sfidën ndaj Panionios U-19.

86729736_185418619390524_5485760662581805056_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"