Po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit, Kastrati: Dua Kroacinë, më e fortë se Kosova dhe Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 10:58

Po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit, Kastrati: Dua Kroacinë, më e fortë se Kosova dhe Shqipëria

Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Rijekës. Në këtë sfidë startuan që nga minuta e parë dy shqiptarët, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati me këtë të fundit që shënoi dhe një supergol. Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0 dhe me këtë fitore skuadra e Lokomotivës ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit, e cila ka për të luajtur një ndeshje ditën e nesërme.

Kastrati

Autori i golit, Kastrati i lindur në Malishevë ka shprehur së fundmi dëshirën e çuditshme për të refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat kroate, ai ka deklaruar se pret ftesë nga nënkampionët e botës.

Kastrati55

“Nuk kam vendosur ende për Kombëtaren, por dua të luaj për Kroacinë sepse është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur lojtari që aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"